Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi sqaroi nga studio e emisionit ?Opinion? në Televizionin Klan se me Serbinë nuk është diskutuar në terma konkretë se çfarë do të përmbajë një marrëveshje e mundshme mes dy vendeve.

Kreu i shtetit kosovar mohoi kategorikisht idenë e shkëmbimit të territoreve apo ndarjen e Kosovës, por vetëm bashkëngjitje të Luginës së Preshevës.

Thaçi theksoi se para finalizimit të marrëveshjes me Serbinë do t'u drejtohet qytetarëve në një referendum, ndërsa parashtroi edhe pyetjen që do t'u drejtohet qytetarëve.

Propozimin për korrigjim të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë mohon ta ketë diskutuar me autoritetet shqiptare.

Thaçi nuk pranon të flasë për përplasjet me ish-kryeministrin Berisha për këtë çështje.

Duke e pranuar se negociatat me Serbinë janë tepër të vështira, Presidenti Kosovar garanton se marrëveshja përfundimtare do të jetë e dakordësuar 100% edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian.

Sipas tij, përveçse njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Serbia, ajo do të heqë edhe veton ruse nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së dhe për këtë ka marrë edhe garancinë e kryeministrit rus, Dmitri Medvedev.

Tv Klan